Deputeti i VV-së Jahja Kokaj iu ka bërë thirrje mësimdhënësve që t’i kthejnë fëmijët në bankat shkollore.
“Në radhë të parë kam lutje të sinqertë, t’i lëmë partitë politike, mendimi im është i sinqertë, unë jam anëtar i një partie, nuk jam militant, jam futur aty për interesin e kombit në radhë të parë”, ka thënë Kokaj.
“Kam lutje për grevistët që t’i kthejnë nxënësit në klasa, ta thirrin zërin e ndërgjegjes, si prind, si edukator, si nxënës, si njerëz që posedojnë dimensionet morale, t’i kthejnë nxënësit në klasë dhe më pas të vazhdojnë në mënyrë demokratike ashtu si veprohet”. /klankosova
Comments are closed.