Take a fresh look at your lifestyle.

Koliqi: Më shumë se ne, Zoti feston ardhjen e tij në mesin tonë

Në Katedralen “Shën-Nënë Tereza”, në Prishtinë, është mbajtur meshae Ditës së Krishtlindjes, ku u tha se Krishtlindja do të thotë se amshimi dhe koha jonë bashkohet.

Mesha e sotme iu kushtua Ungjillit të Gjonit, ku famullitari i Prishtinës, Don Fatmir Koliqi ka rrëfyer se si ka ndodhur lindja e Jezusit por u ndal edhe te kuptimi i Krishtlindjeve.

Koliqi derisa ka uruar festën të gjithëve, është ndalur edhe te Ungjilli i Gjonit, për të cilin tha se ka një shikim shqiponje që përveçse është simbol i kombit, është edhe simbol i Ungjillit të Gjonit për të treguar brendësinë e tij dhe për t’u futur në misterin e asaj që është Jezusi.

Koliqi: Ungjilltari Gjoni paraqitet me simbolin e shqiponjës që është një simbol i kombit tonë

VIDEO:17:45

“Ky Ungjilltar ka një shikim ndryshe, ka një shikim shqiponje mund të themi, sepse edhe vet Ungjilltari Gjoni paraqitet me simbolen e shqiponjës që e kemi në bankat tona të Katerdales, përveç se është një simbol i kombit tonë, ky është edhe një simbol i Ungjillit të Gjonit për të treguar brendësinë e Gjonit për t’u futur në misterin e asaj që është Jezusi. Çfarë ka ndodhur, kush është ky Jezus, kjo foshnje hyjnore që aq shumë e kanë pritur njerëzit, e ka pritur mbarë bota dhe ne e quajmë një fëmijë shpëtimtar i njerëzimit, Gjoni sot na tregon se Jezusi është një foshnje e cila ka ardhur nga qielli”, tha Koliqi.

Koliqi po ashtu rrëfen edhe kohën si ka ndodhur Krishtlindja.

Koliqi: Më shumë se ne festojmë, Zoti feston ardhjen e tij në mesin tonë

VIDEO: 20:15

“Krishtlindja do të thotë se amshimi dhe koha jonë bashkohet, vjen Zoti për të pranuar, merr kohën e kalueshme në një botë që kalon dhe shkrimi shenjtë na thotë pikërisht se në plotësimin e kohës fjala kumbon njeri dhe kjo fjalë erdhi dhe bëri detyrën tonë njerëzore në personin e Jezusit, që është një njeri konkret në një kohë dhe në një hapësirë konkrete. Kjo ngjarje është çasti kur përmbushen të gjitha profetsitë dhe premtimet shekullore që hyji i kishte dhënë. Është momenti kur e amshueshmja kërkon kohë dhe koha bëhet pjesë e amshuarës. Një gërshetim i veçantë i të krijuarës dhe amshimit dhe Jezusit, hyji bashkon njeriun dhe Zotin në një person, pra Jezusi është hyj i vërtetë dhe është njëri i vërtetë. Me mëshirimin e fjalës, atij fillimi që krijoi çdogjë, që e morri emrin Jezu Krishti, ka hy ky Zot në botën tonë, ka hy në çdokohë dhe ka bërë botën tonë një vend teologjikë…34:18 Më shumë se ne festojmë, Zoti feston ardhjen e tij në mesin tonë. Krishtlindjet mund të realizon vet Jezusi, ne vetëm kemi nevojë me lirinë e pakushtë t’ia hapim zemrën dhe ai të vijë dhe ta ngrejë shtëpinë e vet në zemrat tona”, rrëfen Koliqi.

Comments are closed.