Take a fresh look at your lifestyle.

Kontesti Izrael-Palestinë, Biden: Mbështesim zgjidhjen me dy shtete – Lajmet e fundit



Kontesti Izrael-Palestinë, Biden: Mbështesim zgjidhjen me dy shtete


Bota
July 15, 2022 – 23:27

Ai e tha përpara izraelitëve dhe e përsëriti përpara palestinezëve: Shtetet e Bashkuara mbështesin zgjidhjen me dy shtete të konfliktit Izrael-Palestinë.


Presidenti amerikan Joe Biden e mbylli turin e tij në Lindjen e Mesme në Betlehem, me një mesazh shprese.


“Duhet të ketë një horizont politik të cilin palestinezët duhet ta shohin, ose ta ndjejnë. Nuk mund të lejojmë që errësira të vjedhë të ardhmen e shumë njerëzve që kanë punuar kaq gjatë. Ndaj, edhe nëse terreni nuk është i përshtatshëm për të rinisur negociatat, Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin dorë nga përpjekjet për të afruar izraelitët dhe palestinezët me njëri-tjetrin”, u shpreh ai.


Pas muajsh të tërë tensionesh dhe dhune mes palëve, presidenti palestinez Mahmoud Abbas i ka bërë thirrje Izraelit për paqe. Sikurse Biden, ai kërkoi drejtësi për vrasjen e gazetares amerikano-palestineze majin e kaluar nga trupat izraelite.


“Sa i takon vrasjes së gazetares martire Shireen Abu Akleh, vrasësit duhet të mbahen përgjegjës, pasi mungesa e drejtësisë do të çojë në përshkallëzimin e situatës nga njëra anë dhe në humbjen e shpresës për një të nesërme më të mirë nga ana tjetër”, tha Abbas.


Pasi vizitoi territoret palestineze, Biden u drejtua për në aeroportin e Tel Avivit, ku presidenti dhe kryeministri i Izraelit po prisnin ta takonin..


Presidenti i Shteteve të Bashkuara u drejtua për në Arabinë Saudite për një vizitë më të komplikuar, që nisi me një gjest pozitiv të Rijadit; hapjen e hapësirës ajrore për linjat izraelite. /euronews


Comments are closed.