Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar drejtorin e Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se ata diskutuan rreth rëndësisë së ligjeve të miratuara për Agjencinë dhe Deklarimin e Pasurisë, ku u nënvizua obligimi i agjencisë për të bërë shqyrtimin e legjislacionit për indikatorë kundër korrupsionit, raporton Zeri.info.
“Kjo do të ndikojë në vlerësim të kornizës ligjore në kuptim të luftimit të korrupsionit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, gjatë takimit, kryeministri Kurti potencoi nisjen e hartimit të Strategjisë kundër Korrupsionit nga Zyra e Kryeministrit dhe vlerësoi bashkëpunimin e Agjencisë në këtë drejtim. /Zëri

Comments are closed.