Take a fresh look at your lifestyle.

Kusari – Lila për rastin në Shtërpcë: Sulm direkt ndaj Kosovës – Lajmet e fundit



Kusari – Lila për rastin në Shtërpcë: Sulm direkt ndaj KosovësFoto: Laura Hasani




Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se sulmi i sotëm në Shtërpcë ndaj dy të rinjve serbë, është sulm makabër ndaj të drejtës elementare të qytetarëve dhe sulm direkt ndaj Kosovës.


Kusari – Lila tha se sulmi, si i tillë është akt i izoluar i një individi, i cili sipas saj, me këtë vepër s’e përfaqëson asnjë institucion, politikë apo synim të shumicës.


“Përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e të dyshuarit për veprën dhe presim veprime të njëjta nga organet e drejtësisë për të ndriçuar secilin detaj që lidhet me këtë vepër të rëndë”, ka shkruar Kusari – Lila, transmeton klankosova.


Tutje, ajo tha se Kosova si shtet i lirë është shtëpi e të gjitha komuniteteve pa dallim, ndërsa siç tha ajo, institucionet e vendit janë të përkushtuara për të siguruar mjedis të qetë e të sigurt për të gjithë.


Comments are closed.