Take a fresh look at your lifestyle.

Kusari-Lila: Vuçiqi po gënjen vazhdimisht për situatën në veri – Lajmet e fundit



Kusari-Lila: Vuçiqi po gënjen vazhdimisht për situatën në veriFoto: Laura Hasani




Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Serbia vazhdimisht është duke gënjyer në raport me zhvillimet në veriun e Kosovës.


Vuçiq e ka thelluar propagandën duke pretenduar se në Kosovë “serbët po persekutohen”, dhe duke thënë se “shqiptarët po armatosen”.


Kusari-Lila, në T7, ka shtuar se edhe reagimi i ulët i bashkësisë ndërkombëtare e ka bërë të vetën.


“Është thënë tash që ju kanë dhënë Serbisë ultimatum 48 orë për t’i tërhequr barrikadat.


Ajo ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare mund ta parandalojë eskalimin.


“Shpërthimi i konfliktit nuk është situatë që mundet të ketë mes, është një situatë që mund të parandalohet”, ka thënë Kusari-Lila.


Po ashtu shefja e grupit parlamentar të VV-së, thotë se Serbia pos shqiptarëve është duke ushtruar presion të madh edhe ndaj serbëve, duke thënë se serbët janë detyruar me dhunë të dalin në barrikada.


Comments are closed.