Foto: Laura Hasani
Buxheti i Komunës së Prishtinës do të jetë 105 milionë euro për vitin 2023.
Këtë e ka kumtuar nënkryetari i kryeqytetit, Alban Zogaj, menjëherë pasi u votua në Kuvendin Komunal.
E prej këtij buxheti 40 milionë do të shkojnë për investime kapitale.
“Sot votuam Buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2023! Buxhet në vlerë prej 105 milionë eurosh, ku mbi 40 milionë euro janë të ndara për investime kapitale. Urime qytetareve të Prishtinës!”, shkroi Zogaj në Twitter.
Sot votuam Buxhetin e Komunes se Prishtines per vitin 2023! Buxhet ne vlere prej 105 mil. EUR, ku mbi 40 mil EUR jane te ndara per investime kapitale. Urime qytetareve te Prishtines. pic.twitter.com/ZSr5tHPxva
— Alban Zogaj (@albanzogaj) September 21, 2022
Comments are closed.