Çmimet e derivateve në vendin tonë vazhdojnë të ndryshojnë.
Kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka treguar për “Zërin”, se për Vit të Ri, çmimi i naftës do të jetë 1.43 euro kurse i benzinës 1.30 euro.
Por sipas tij, nga muaji mars pritet të ketë stabilizim të çmimeve të derivateve.
“Sipas informatave nga organizata prodhuese OPEC, çmimet dhe tregu pritet të stabilizohen nga muaji mars i vitit 2023”, ka treguar Berjani. /Zëri
Comments are closed.