Take a fresh look at your lifestyle.

LDK: Qeveria menjëherë të gjejë zgjidhje që të nis procesi mësimor – Lajmet e fundit



LDK: Qeveria menjëherë të gjejë zgjidhje që të nis procesi mësimor




Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka mbajtur konferencë për medie lidhur me mosfillimin e vitit shkollor.


Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku, tha se mbi 1040 shkolla dhe 318.000 nxënës, në gjithë Kosovën tash e katër javë nuk janë duke e zhvilluar procesin mësimor; e gjithë kjo sipas saj, “si pasojë e arrogancës së pushtetit i cili në vend që të dialogojë, po vazhdon me polarizim te skajshëm shoqëror duke privuar nxënësit nga mësimi”.


Lushaku më tej, i bëri thirrje Qeverisë që në mënyrë urgjente të fillojë dialogun duke gjetur zgjidhje të menjëhershme, që procesi mësimor të fillojë sa më parë.


“Kjo krizë e krijuar është duke pasur ndikim enorm ekonomik tek familjet, pasi që prindërit janë duke rrezikuar vendet e tyre te punës. Qeveria duhet të ketë ndjeshmërinë e përgjegjësinë e duhur që fëmijët të kthehen në bankat shkollore menjëherë e prindërit t’i kthehen punës dhe funksionimit të rregullt”, ta Lushaku. /Zëri


Comments are closed.