Take a fresh look at your lifestyle.

“Më ndihmo si vëlla” Jasharaj e quan humor pa krip të Kurtit – Lajmet e fundit



“Më ndihmo si vëlla” Jasharaj e quan humor pa krip të Kurtit




Kryetari i Këshillit Grevist Rrahman Jasharaj i ka cilësuar si humor pa krip deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, pas takimit të javës së kaluar.


Kurti pas takimit në konferencë për media tha se në takim Këshilli Grevist i kishte kërkuar që t’i ndihmonte si vëlla.


“Më thoshin ‘na ndihmo si vëlla’, si vëlla të ndihmoj privatisht, por unë jam kryeministër dhe ka kaluar koha kur kryeministri të ndihmon si vëlla. Nuk bën pazare kryeministri”, kishte deklaruar Kurti në konferencën për media pas takimit.


Jasharaj në një bisedë për “Zeri.info” sot e ka quajtur këtë si shfrytëzim të situatës nga ana e Kurtit për ta kthyer gjithë angazhimin në humor pa krip.


“Ne presimi dhe ne jemi në gatishmëri të komunikojmë e dialogojmë e të ulemi në takime të vazhdueshme me Qeverinë, por jo takime si ai i fundit me kryeministrin, kur nga e gjithë nga ai angazhim doli dhe shfrytëzoi duke nxjerrë fjali nga konteksti e duke e kthyer gjithë takimin në humor pa krip”, tha Jashari për “Zërin”, derisa shtoi se aktualisht nuk ka sinjale për një marrëveshje të mundshme me Qeverinë përmes ndërmjetësimit të Avokatit të Popullit. /Zëri


Comments are closed.