Take a fresh look at your lifestyle.

Mediat në Serbi: QUINT-i i ka dhënë Vuçiqit 24 orë ultimatum për barrikadat – Lajmet e fundit



Mediat në Serbi: QUINT-i i ka dhënë Vuçiqit 24 orë ultimatum për barrikadat




Televizioni serb i afërt me presidentin serb, TV Pink, ka njoftuar se ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë dhënë ultimatum Aleksandër Vuçiç-it që të largohen barrikadat në Veri të Kosovës brenda 24 orëve.


“Sipas informacioneve jozyrtare, ambasadorët e QUINT-it sot në mbrëmje i kanë dërguar ultimatum Vuçic-it që brenda 24 orëve të largohen barrikadat”, thuhet në lajmin e Pink, mbështetur në burimet e televizionit, transmeton AlbanianPost.


Sipas mediave serbe kjo duhet të ketë qenë edhe arsyeja e mbledhjes urgjente të presidentit serbe me kryeministren serbe dhe Shtabin e Ushtrisë së Serbisë.


Pas këtij takimi, gjenerali serb Milan Mojsiloviç është nisur “urgjentisht për në Rashkë”, afër kufirit me Kosovën.


Mojsiloviç para nisjes u është drejtuar qytetarëve serbë me një komunikatë.


“Sapo përfundova një takim me komandantin e përgjithshëm dhe tema ishte Kosova. Nuk mund t’ju them detajet e takimit tonë. Përfundimi është se aktualisht jam në rrugë dhe po udhëtoj për në Rashkë”, ka thënë Mojsiloviç.


“Detyrat që kemi marrë ne ushtria serbe dhe unë janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht. Situata është komplekse”, ka përfunduar ai.


Mediat e afërta me Vuçiç-in në Serbi, takimin e vonë e kanë lidhur me ndalimin që i është bërë këtë të diel Patriarkut serb për t’u futur në Kosovë, përcka njoftoi Kisha Ortodokse Serbe gjatë ditës.


Paralel me këtë zhvillim ka pasur të shtëna armësh në Zubin Potok.


Të shtënat i ka konfirmuar KFOR-i.


 


Comments are closed.