Deputeti i LVV-së Armend Muja, përmes disa grafikëve ka pretenduar se në Kosovë ka ulje të dukshme të papunësisë.
Sipas tij, shkalla e papunësisë në vend është ulur nga 24% në 17%, transmeton Zeri.info.
“Indikatoret kryesor te tregut te punës: numri i te punësuarve gjate tremujorit te trete 2021 ka arritur ne 414,705, ndërsa shkalla e papunësisë eshte ulur ne 17.7% (ASK, 2022). Gjate vitit 2021 jane raportuar rreth 32,000 vende pune me shume krahasuar me periudhën e njëjte te vitit 2019. Shkalla e papunësisë eshte ulur nga 24.6 ne 17.7%”, ka shkruar Muja. /Zëri
Comments are closed.