Në protestën e serbëve në Rudarë mban fjalim edhe djali i ish-policit të arrestuar, Dejan Pantiq – Lajmet e fundit
Foto: Laura Hasani
Me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq gjendja në veri u tensionua dhe serbët vendosën barrikada.
Në protestën e sotme të thirrur nga i ashtuquajturi “shtabi i krizës së popullit serb nga veriu i Kosovës” ka mbajtur fjalim edhe djali i Dejan Pantiqit, Predragi, raporton Zeri.info.
Ai ka pretenduar se babai i tij është i pafajshëm dhe se është arrestuar “vetëm se është serb”.
Kujtojmë se Dejan Pantiq u arrestua si i dyshuar për sulmet në zyrat e KKZ-së si dhe për sulmet e armatosuara nga Policisë së Kosovës. /Zëri
Comments are closed.