Take a fresh look at your lifestyle.

Në shkollat serbe të Graçanicë s’ka grevë – Lajmet e fundit



Në shkollat serbe të Graçanicë s’ka grevë




Procesi mësimor në shkollat më shumicë serbe në Graçanicë, për dallim nga pjesët e tjera të Kosovës është duke u mbajtur.Atje nuk është duke përfillur greva e cila po mbahet nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit.


Që mësimi është duke mbajtur normalisht e thotë edhe nxënësi i kësaj shkolle Edon Kurta.


“Po këtu është duke u mbajtur normalisht mësimi, nuk është qe kemi ndonjë problem. Kemi filluar vitin shkollor dhe gjithçka është ne rregull”, thotë nxënësi, Edon Kurta.


Greva nuk është duke u mbajtur as në shkollën e Llapnasellës.


Nënkryetari i komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, ka thënë se këto shkolla nuk janë nën administrimin e komunës.


Institucionet arsimore ku vijojnë mësimin komuniteti serb tek ne nuk administrohen nga Komuna e Graçanicës.


Shkollat nëpër komunat me shumicë serbe, mbajnë mësim në bazë të vendimit të qeverisë së Serbisë.


Comments are closed.