Në Shtëpinë e Kulturës “Gradac” në Rashkë ka filluar takimi i drejtorit të së ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”, Petar Petkoviq, me përfaqësues të serbëve nga Kosova.
Në takimin me Petkoviqin siq raporton portali në gjuhën serbe Kosovo-online, janë prezent kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq, si dhe nënkryetarët e Listës serbe, Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq, transmeton Zeri.info.
Takimi ishte i mbyllur për publikun dhe mediave u lejua të fotografonte fillimin e takimit.
Takimi po mbahet pak orë para se të nis masa e reciprocitetit nga ana e Kosovës, e cila nuk do të njeh dokumentet e Serbisë, ashtu siç Serbia nuk i njeh dokumentet e Kosovës tash e disa vite. /Zëri
Comments are closed.