Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit.
Haradinaj ka thënë se mbështet institucionet e vendit në vendosjen e reciprocitetit, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në veri që të përbahen dhe të ruajnë qetësinë, transmetpn Zeri.info.
“Të dashur qytetarë të Kosovës,Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.
Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm. Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin”, shkruan Haradinaj. /Zëri
Comments are closed.