Take a fresh look at your lifestyle.

Përfaqësuesja e SBASHK-ut: Në Podujevë mësimi po mbahet për shkak të presionit politik – Lajmet e fundit



Përfaqësuesja e SBASHK-ut: Në Podujevë mësimi po mbahet për shkak të presionit politik




Anëtarja e Këshillit grevistë dhe kryetare e SBASHK-ut në komunën e Obiliqit, Luljeta Boshnjaku, e ka quajtur të ulët veprimin e një personi i cili sot tentoi të sulmonte kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.


Ajo tha se sipas personelit të shkollës ai person vazhdimisht bënë veprime të tilla.


Boshnjaku, duke folur për dy shkolla në Komunën e Podujevës në të cilat ka filluar mësimi të hënën ka thënë se ka presion politik.


Ajo tha se vizita e kryeministrit në ato shkolla flet shumë.


“Ndoshta kanë pasur presione të ndryshme, sepse vizita e kryeministrit në Podujevë flet vetë. Është një presion politik. Megjithatë secili mësimdhënës apo shkollë ka të drejtë të mbajë mësimin dhe mos të respektojë grevën”, tha ajo në Tëvë1.


Comments are closed.