Take a fresh look at your lifestyle.

Përgënjeshtrohet Vuçiqi, FSK-ja mund të hyjë në veri me lejen e komandantit të KFOR-it – Lajmet e fundit



Përgënjeshtrohet Vuçiqi, FSK-ja mund të hyjë në veri me lejen e komandantit të KFOR-it




Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë javën e kaluar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk mund të hyjë në veri të vendit pa lejen e kryetarëve të këtyre komunave, porse kjo nuk qëndron.


Në një komunikatë të KFOR-it thuhet se vendosja e FSK-së në veri sipas marrëveshjeve ekzistuese, kërkon pëlqim paraprak të komandantit të misionit (KFOR).


Aty theksohet se KFOR-i mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitim të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e këtij procesi të bashkëveprimit.


“Sa i përket Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), vendosja e tyre, sipas marrëveshjeve ekzistuese, kërkon pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it për të shkuar në veri të Kosovës. KFOR-i, në përputhje me mandatin e tij, mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitim të komunitetit lokal veri të Kosovës si pjesë e këtij procesi të bashkëveprimit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it të datës 28 dhjetor.


Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiq pati përgënjeshtruar se FSK nuk mund të hyjë në veri të vendit pa lejen e kryetarëve të komunave me shumicë serbe, gjoja si pjesë e marrëveshjes së arritur për heqjen e barrikadave.


“Kemi garanci që ata jo vetëm pa lejen e NATO-s por edhe pa pëlqimin e serbëve lokalë dhe Serbisë, nuk mund të shkojnë në veri. Këtë s’e kemi pasur kurrë deri sot”, pati thënë ai.


Comments are closed.