Take a fresh look at your lifestyle.

Rahovec, një burrë arrestohet për vjedhje të barnave

Policia sot ka informuar se një burrë është arrestuar në Xërxë të Rahovecit, nën dyshimin se ka vjedhur një sasi të barnave në shtëpinë e shëndetit.

I arrestuari, sipas Policisë, dyshohet se ka vjedhur edhe disa kabllo elektrike.

“21.12.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka vjedhur një sasi të barnave në shtëpinë e shëndetin në fsh. Xërxë. Po ashtu dyshohet se në raste tjera ka vjedhur edhe disa kabllo elektrike dhe pajisje tjera.”, ka bërë të ditur Policia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Comments are closed.