Take a fresh look at your lifestyle.

Reagon për herë të parë Melisa pasi u kapën mat me Majkun

Prej disa ditësh në mediat rozë po qarkullon një foto, ku reperi Majk është fotografuar bashkë me ish konkurrenten e Përputhen, Melisa Lleshin.

Ndonëse, askush nga dyshja nuk reagoi fillimisht, Majk ka treguar publikisht mbështetjen për Melisën, ai shpërndau në profilin e tij në rrjetet sociale këngën e saj të re.

Ndërkohë, së fundmi, ka reaguar edhe ish-konkurentja, e cila ka thënë për Prive se mes tyre nuk ka asnjë romancë, përveç se janë kolegë shumë të mirë.

“Mua me kë s’më kanë lidhur qëkur jam ndarë. Jemi takuar rastësisht. Majkun e njoh nëpërmjet rrjeteve sociale. Është koleg, nuk ka asgjë”, u shpreh Melisa.

Më tej, e pyetur për ndonjë lidhje të re, ajo deklaroi se po i përkushtohet vetes dhe karrierës.

“Dhe tani jam mbushur me një dashuri të re, që është vetja ime. Jam mirë edhe vetëm. I jam futur me kokë muzikës. Nuk e kam me të shpejtë, kam fokuse tjera për momentin”, shtoi Melisa.

Comments are closed.