Një person është arrestuar mëngjesin e së premtes në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti dyshohet se e ka rrahur një grua.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 07:01 në rrugën “ Hysen Xhakolli”, në Fushë Kosovë, raporton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri
Comments are closed.