Në sheshet kryesore të Prishtinës dhe në platon e kurrizit në lagjen “Dardania”, ditët e fundit janë shtuar trotinetët, të cilët qytetarët po i përdorin, edhe pse Komuna e Prishtinës ka ndaluar ata.
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, tha se vendimi i kryetarit Përparim Rama vlen për hapësirat mbi kurriz në Dardani por edhe për hapësira të tjera të ngjashme.
“Ditëve të fundit mund të ketë pasur probleme në implementimin e këtij vendimi edhe për shkak të grevës, e cila është duke vazhduar por megjithëkëtë ditëve në vijim do të ketë mbikëqyrje më të madhe në respektimin e këtij vendimi”, tha ai.Ndryshe në muajin e kaluara qarkullimi i trotinetëve elektrikë në sheshet e Prishtinës dhe në vendet ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve ishte ndaluar.
“Kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve, biçikletave dhe të gjitha mjeteve motorike elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të kryeqytetit, në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve”, kishte shkruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Kjo urdhëresë ka hyrë në fuqi më 15 gusht 2022./rtk
Comments are closed.