Take a fresh look at your lifestyle.

SHBA-ja i përgjigjet Vuçiqit për fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës – Lajmet e fundit



SHBA-ja i përgjigjet Vuçiqit për fushatën e çnjohjeve ndaj KosovësFoto: Laura Hasani




Serbia në vazhdimësi është duke bërë fushatë për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.


Zyrtarët serbë në deklarata, asnjëherë me fakte, kanë raportuar shpesh se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.


Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka thënë për fushatën serbe se është shpërqëndrim dhe nuk është në frymën e përpjekjeve për të gjetur një mënyrë për të lëvizur përpara, transmeton Zeri.info.


“Nuk kam diçka specifike për të shtuar për ato çfarë ka thënë Presidenti Vuçiç. Ajo që mund të them është se për ne ky është shpërqëndrim, nuk është në frymën e përpjekjeve për të gjetur një mënyrë për të lëvizur përpara në kuadrin e asaj që ka propozuar BE-ja. Nuk po na afron më pranë arritjes së aspiratave euroatlantike që udhëheqësit e të dyja vendeve kanë thënë se dëshirojnë të përmbushin. Dhe sërish, mendoj kjo është ajo tek e cila duhet të përqëndrohemi dhe jo tek shpërqëndrimet e këtilla”, ka deklaruar Chollet. /Zëri


Comments are closed.