Take a fresh look at your lifestyle.

Talebanët ndaluan gratë të punojnë në OJQ, OKB-ja thirrje të anulojnë urdhrin – Lajmet e fundit



Talebanët ndaluan gratë të punojnë në OJQ, OKB-ja thirrje të anulojnë urdhrin


Bota
December 26, 2022 – 13:11

Ministria e Financave në Afganistan të shtunën urdhëroi të gjitha OJQ-të vendase dhe të huaja që të mos lejojnë personelin e tyre të përbërë nga gratë të punojë deri në njoftimin e dytë.


Drejtori i misionit të OKB-së në Afganistan i ka thënë ministrit të financave të administratës talebane që të anulojë një vendim që ndalon gratë të punojnë në organizatat joqeveritare  (OJQ), sipas një deklarate të sotme.


“Miliona afganë kanë nevojë për ndihmë humanitare, ndërsa ndalimi i kufizimeve është i rëndësishëm ,” tha UNAMA në një deklaratë, duke shtuar se drejtori i saj i koordinimit të misioneve humanitare, Ramiz Alakbarov, u takua me Ministrin e Ekonomisë Mohammad Hanif.Ministria e Hanifit urdhëroi të shtunën të gjitha organizatat joqeveritare vendore dhe të huaja të mos lejojnë punonjësit gra të punojnë, deri në një njoftim të dytë./abcnews.al


Comments are closed.