Take a fresh look at your lifestyle.

Vdekja e pacientit pas operacionit në QKUK, edhe policia po e trajton informatën – Lajmet e fundit



Vdekja e pacientit pas operacionit në QKUK, edhe policia po e trajton informatënFoto: Zëri / Ilustrim




Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin ku një pacient vdiq pas operacionit në QKUK, më konkretisht në Klinikën e Kardiologjisë.


Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se janë duke e trajtuar informatën në koordinim me prokurorinë dhe institucionet e tjera.


“Jemi duke e trajtuar këtë informatë në koordinim me prokurorinë dhe institucionet e tjera përkatëse”, ka thënë ajo për Nacionalen.


Ndërkohë, gazeta Shneta më herët ka raportuar se Inspektorati Shëndetësor ka zbarkuar sot në këtë klinikë dhe po e heton rastin.


Ndërkaq, është paralajmëruar se do të ketë hetime edhe nga prokurori i Odës së Mjekëve të Kosovës.


Comments are closed.