Më herët gjatë ditës, një grup ndërkombëtar i njohur si “Anonymous” ka kërcënuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq në lidhje me tensionet në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter ata kanë folur për ngjarjet e fundit në Kosovë me ofendime dhe kërcënime ndaj presidentit të Serbisë. E pak më parë këtij kërcënimi i është përgjigjur me ironi presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në Instagram.
“Po përgatitemi të luftojmë kundër anonymous”, ka shkruar Vuçiq, duke i bashkangjitur përshkrimit të fotografisë së tij me dy qen, edhe ’emoji’ duke qeshur.
Ky postim i Vuçiq, erdhi pas mesazhit të Anonymous dërguar atij, ku thuhej:
“Përshëndetje qytetarë të botës, ky është mesazhi i Anonymous për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kemi vërejtur se tensionet dhe provokimet luftarake në veri të Kosovës nga grupet kriminale serbe po tentojnë të provokojnë konflikt të armatosur.”
Më tej, në postimin e grupit të huaj, shkruhej se: “Populli i Kosovës nuk është pa mbështetje. Ne jemi Anonymous. Ne jemi legjion. Ne nuk falim. Nuk harrojmë. Na prisni.”
NEW: Anonymous – Message to Serbian President
“#Anonymous is not a small group of powerless people to ignore, we are an organised , globally active, collective of like-minded individuals and our message will be clear, if you don’t stop your dangerous actions in #Kosovo.” pic.twitter.com/dNOqfmhIdn
— Anonymous TV ë (@YourAnonTV) December 29, 2022
Comments are closed.