Take a fresh look at your lifestyle.

Zogaj: Nuk janë rritur normat tatimore por ka ndryshuar vlerësimi i pronave – Lajmet e fundit



Zogaj: Nuk janë rritur normat tatimore por ka ndryshuar vlerësimi i pronaveFoto: Laura Hasani




Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë që kjo komunë nuk ka bërë rritje të normave tatimore, por vetëm e ka ndryshuar vlerësimin e pronave.


Sipas tij, një gjë e tillë ka rezultuar me rritje të faturave të tatimit në pronë.


“Komuna e Prishtinës nuk ka bërë rritje të normave tatimore. Ajo çfarë ka ndryshuar është vleresimi i pronave të Komunës së Prishtinës, vlerësim ky që bëhet nga Ministria e Financave, dhe rrjedhimisht kanë rezultuar me rritje të faturave të tatimit në prone”, ka shkruar Zogaj në Facebook.


“Ne kemi kerku rivleresim nga Ministria e Financave, sidomos në këtë kohë krize”.



Comments are closed.