Zyrtari i AAK-së i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Bën mirë kur kopjon idetë e Haradinajt – Lajmet e fundit
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, sot ka nisur një cikël bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës, duke qëndruar sot në Prizren.
Por të njëjtën gjë e paralajmëroi edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e për këtë ka reaguar zyrtari për Informim i AAK-së, Ardian Azemi, i cili ka thënë se AAK-ja e Haradinaj kanë qenë të parët me ide e vendime.
“AAK-ja dhe Haradinaj gjithmonë kanë qenë të parët në ide e në vendime. Pra, Lumiri bënë mirë kur e kopjon AAK-në”, ka shkruar Azemi”, shkroi ai. /Zëri
Postimi i plotë:
Lumiri bënë mirë kur e kopjon Aleancën
Ramush Haradinaj ka nisur turin e tij nëpër Komunat e Kosovës për të bashkëbiseduar me qytetarë për temat nacionale dhe me interes të përgjithshëm.
E nisi me Prizrenin sot, të parën Komunë pas paralajmërimit për këtë formë të bashkëbisedimit me qytetarë para disa ditësh.
Ajo që më la përshtypje dhe besa edhe më bëri të ndihem mirë është paralajmërimi i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për bashkëbisedim me qytetarë. Kopje e Haradinajt por ia vlenë.
AAK dhe Haradinaj gjithmonë kanë qenë të parët në ide e në vendime.
Comments are closed.