Take a fresh look at your lifestyle.

Asgjë s’ka ndryshuar tek United, madje as shefat e kuzhinës, as pishina, as palestra

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo ka hapur letrat në raport me skuadrën e Man United.

Cristiano Ronaldo ka qenë cak i shumë kritikave në dy sezonet e fundit, pasi aventura e tij me Man United nuk shkoi sipas planeve.

Lojtari ka folur së fundmi për të gjitha këto probleme, duke adresuar shumë kritika për klubin.

CR7 tha se që nga largimi i Sir Alex Ferguson, tek United s’ka ndryshuar asgjë, madje as shefat e kuzhinës.

“Asgjë s’ka ndryshuar. Befasisht jo vetëm pishina, por edhe palestra, edhe disa teknologji, kuzhina, shefat e kuzhinës, të cilët i vlerësoj, janë njerëz të shkëlqyer”, ka thënë Ronaldo.

“Ata kanë ngecur në kohë, gjë që është befasuese. Mendova se do të shihja gjëra të ndryshme, infrastrukturë, por për fat të keq, shohim shumë gjëra që kam parë kur isha 20-23 vjeçar. Pra, më befasoi shumë”, ishin fjalët e portugezit.

Ronaldo nuk kurseu kritika as për Ralf Rangnick, Wayne Rooney, Erik ten Hag dhe 2-3 persona që nuk i emëroi, por që janë në krye të klubit./Lajmi/

Comments are closed.