Take a fresh look at your lifestyle.

Daliq: Urime Argjentinës për fitoren, tani luftojmë për vendin e tretë – Lajmet e fundit



Daliq: Urime Argjentinës për fitoren, tani luftojmë për vendin e tretë




Lajmet e Fundit nga Sporti

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq ka reaguar pas eliminimit nga Argjentina në Kupën e Botës.


Kroacia u mposht me rezultat 3-0 nga Argjentina ku tashmë ka siguruar finalen e madhe, teksa Kroacia do të luajë për vendin e tretë, të shtunën, me humbësin nga ndeshja e nesërme mes Francës e Marokut.


“Së pari, urime Argjentinës për fitoren dhe për arritjen në finale. Gjithçka që duhet të bëjmë është të bashkohemi, të mbajmë kokën lart dhe të luftojmë për vendin e tretë”, tha Dalic për “HRT” pas ndeshjes.


“Ne luajtëm mirë për gjysmë ore, duke kontrolluar topin. Ndonjëherë fati ju favorizon, ndonjëherë jo. Nuk kemi shumë për t’u ankuar, le të vazhdojmë”, shtoi ai. /Zeri.info


Comments are closed.