Take a fresh look at your lifestyle.

Kurti reagon pas vdekjes së historianes serbe Latinka Peroviq, e cila njihte realitetin e Kosovës së pavarur – Lajmet e fundit



Kurti reagon pas vdekjes së historianes serbe Latinka Peroviq, e cila njihte realitetin e Kosovës së pavarur




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vdekjes së historianes dhe intelektuales serbe Latinka Peroviq.


Kurti ka thënë se Peroviq ishte e guzimshme për t’i thënë të vërteten pushtetit të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë së tanishme, duke modeluar se si do të dukeshin marrëdhëniet paqësore me fqinjët e saj në të ardhmen.


“Vajtoj vdekjen e Latinka Peroviq, intelektuale, historiane dhe trashëgimtare politike e D. Tucovië. Një mendje e madhe dhe një zemër e guximshme, e guximshme për t’i thënë të vërtetën pushtetit në ish-Jugosllavi dhe Serbinë e tanishme dhe duke modeluar se si do të dukeshin marrëdhëniet paqësore me fqinjët e saj në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në Twitter.


Peroviq e cila vdiq sot në moshën 89-vjeçare njihet si një aktiviste që kishte luftuar për të drejtat e njeriut dhe për një Serbi properëndimore, që duhet pajtuar me realitetin e Kosovës së pavarur. /Zëri



I mourn the passing of Latinka Perovië, intellectual, historian & political heir to D. Tucovië. A great mind & a brave heart, daring to speak truth to power in former Yugoslavia & present Serbia & modelling what peaceful relations with its neighbors would look like in the future.


— Albin Kurti (@albinkurti) December 13, 2022

Comments are closed.