Një vit pas vr.asjes së Marigona Osmanit e cila dyshohet se ta ketë bërë i dashuri më të cilin po bashkëjetonte Dardan Krivaqa, si dukët nuk po e lë rehat familjen e të ndjerës edhe pas vdekjes së saj.
Nëna e të ndjerës një ditë më parë u kanos në rrjete sociale nga dikush që u paraqit si vr.asësi i të bijës, Dardan Krivaqa.
I njëjti, sipas burimeve të Klan Kosova, 43 vjeçaren tani e kërcënoi me vajzën tjetër, motrën e Marigonës.
Pos nënës, i njëjti profil tentoi të kontaktojë edhe me vetë motrat Osmani, derisa të njëjtat e bllokuan në rrjete sociale të dyshuarin.
Klani ishte edhe tek familja Osmani por të njëjtit përvec që e konfirmuan rastin e ndodhur nuk deshën të flasin me arsyetimin se po frikësohen se kërcënimet e tilla mund të shtohen.
Shiko videon:
Comments are closed.