Take a fresh look at your lifestyle.

Gërvalla: Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, krim i patolerueshëm – Lajmet e fundit



Gërvalla: Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, krim i patolerueshëmFoto: Laura Hasani




Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schëarz, ka thënë se plagosja e sotme në Shtërpcë e dy të rinjve, përbën një krim të papranueshëm dhe të patolerueshëm.


Sipas saj, përgjegjësi apo përgjegjësit e këtij krimi duhet dhe do të përballen me drejtësinë, transmeton klankosova.


“Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar intensivisht në sqarimin e rrethanave të plagosjes së dy të rinjve në Shterpcë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe të duhur, pa lënë asnjë hapësirë për dilema. Duke e dënuar ashpër këtë krim, njëkohësisht bëj thirrje për ndaljen e çdo tendence të manipulimit dhe paragjykimit të motiveve”.


“Duke iu uruar dy të rinjve shërim sa më të shpejtë dhe familjeve të tyre kurajën dhe urtësinë për ta përballuar këtë situatë të rëndë për ta, ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e individëve apo strukturave që shfrytëzojnë fatkeqësitë për të nxitur tensione pa asnjë bazë reale”.


Comments are closed.