Take a fresh look at your lifestyle.

Ja kur do të nisë “Big Brother Vip 2”

Ndonëse është thënë se do të nisë “shumë shpejt”, deri më tani nuk kishte një datë konkrete për fillimin e spektaklit “Big Brother Vip.”

Por me sa duket Big Brother Vip Albania do të vijë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve mbrëmjen e Krishtlindjeve.

“Vip Magazine” raporton se konkurrentët e dytë të edicionit të reality show-t të ndjekur në Shqipëri do të futen në shtëpinë më të famshme mbrëmjen e 24 Dhjetorit.

Shtëpia ku ata do të qëndrojnë do të vijë e rikonceptuar me një arredim ndryshe dhe punimet për të produktin final tashmë janë drejt përfundimit, shton e njëjta media.

Arbana Osmani mesa duket do të ketë një javë mjaft intensive, në prag të festave duke qenë se po në të njëjtën periudhë do të jetë në drejtimin e Festivalit të RTSH, i cili përfundon vetëm pak ditë para se të startojë Big Brother.

Së fundmi edhe moderatorja e konfirmuar e programit, Arbana Osmani, ka ngacmuar ndjekësit me një postim në Instagram-in e saj.

Ajo ka pozuar me një zarf të madh të kuq dhe një të zi, të cilët përdoren gjatë reality-show-t kur bëhet fjalë për surprizat e banorëve.

Ditën e djeshme Arbana konfirmoi se spektakli nis para festave të fundvitit, ndërsa shtoi se do të transmetohet dy herë në javë.

Comments are closed.