Kosova ka dënuar sulmet kibernetike që Irani ka kryer në Shqipëri.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, i ka quajtur të papërgjegjshme sulmet e Republikës Islamike të Iranit kundër Shqipërisë.
“Republika e Kosovës dënon sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të Republikës Islamike të Iranit kundër Shqipërisë.Ky sulm kibernetik dëmtoi infrastrukturën dixhitale të Shqipërisë dhe ndërpreu shërbimet jetike të qeverisë. Kosova bashkohet me Shqipërinë dhe aleatët e tjerë në ekspozimin e veprimeve të papranueshme të Iranit”, thuhet në postimin e MPJ-së në Twitter.
Ndryshe më herët aleanca ushtarake e NATO-s ka konfirmuar se prapa sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë, qëndron Republika Islamike e Iranit.
Më 8 shtator, përmes një deklarate, NATO dënoi fuqishëm sulmin kibernetik të korrikut, duke thënë se sulme të tilla kanë për synim të krijojnë destabilitet dhe të dëmtojnë sigurinë e aleatëve të NATO-s.
“NATO dhe aleatët mbështesin Shqipërinë në forcimin e aftësive mbrojtëse kibernetike që t’i bëjë ballë dhe të kundërpërgjigjet ndaj veprimeve të tilla dashakeqe në të ardhmen”, u tha në njoftimin e NATO-s. /Zëri
Comments are closed.