Take a fresh look at your lifestyle.

Shërbimi Korrektues mohon se janë rrahur në burg të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares – Lajmet e fundit



Shërbimi Korrektues mohon se janë rrahur në burg të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares




Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka mohuar raportimet e disa mediave se janë rrahur nga të burgosurit tjerë, të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares.


Shërbimi Korrektues i Kosovës, thotë se i dyshuari për dhunimin e 11 vjecarës E.R asnjehere nuk është sulmuar apo rrahur në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, i njejti është dërguar në Burgun e Sigurisë se Lartë për çështje të sigurisë së tij dhe për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm, për shkak të veprës për të cilën dyshohet, transmeton Zeri.info.


Ndërsa, sa i përket videos së publikuar në disa portale nga Spitali i Pejës, ku shihej njëri prej të dyshuarve, Shërbimi Korrektues thotë se ai nuk është rrahur por në spital ishte për të marrë shërbime shëndetësore


“SHKK njofton se personi në fjalë nuk është i dyshuari E.R, por është i dyshuri tjeter për të njëjten veper, SH.K, i cili është në mbajtje në Qendren e Paraburgimit në Pejë, dhe i cili po ashtu nuk është sulmuar, por ka marr shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës”, thotë SHKK-ja. /Zëri


Comments are closed.