Take a fresh look at your lifestyle.

Kupa EFL/ Katër skuadrat e Premierligës siguruan kalimin në çerekfinale, sot ndeshjet e tjera, spikat derbi City – Liverpool – Lajmet e fundit



Kupa EFL/ Katër skuadrat e Premierligës siguruan kalimin në çerekfinale, sot ndeshjet e tjera, spikat derbi City - Liverpool


Sport
December 21, 2022 – 09:35

Lajmet e fundit nga Sporti

Dje (e martë) u zhvilluan katër ndeshje në fazën e 1/8 së finales në Kupën EFL, e njohur edhe si Kupa Carabao.


Skuadra nga Premierliga nuk lejuan befasi, pasi të katërtat siguruan kalimin për në çerekfinale.


Leicester City, Newcastle Unitedi, Southamptoni dhe Wolvesi ishin skuadrat që shënuan fitore.


E sot (e mërkurë) do të zhvillohen edhe katër ndeshjet e tjera, ku vëmendja pa dyshim se do të jetë te derbi mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, që do të zhvillohet nga ora 21:00.


Në terminin e njëjtë do të zhvillohet edhe ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Burnleyt.


Blackburn Rovers – Nottingham Forest dhe Charlton Athletic – Brighton Hove & Albion do të zhvillohen gjithashtu sot nga ora 20:45. /Zeri.info


Comments are closed.