Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar albanologun e shquar Robert Elsie në pesëvjetorin e vdekjes së tij.
Kurti u shpreh se Elsie njihte shqipen me të gjitha dialektet dhe përveçqë e kishte studiuar atë me themel, ai kishte vizituar edhe shumë vende ku jetojnë shqiptarët.
Ai ndër të tjera përmendi edhe botimet e tij të cilat kanë lënë gjurmë në historinë dhe albanologjinë shqiptare.
Kujtojmë se albanologu Elsie vdiq më 2 tetor 2017 në moshën 67- vjeçare, ishte autor i dhjetëra librash dhe artikujsh nga fushat e albanologjisë.
Po ashtu, ai kishte përkthyer letërsi shqipe në anglisht, sikur poetët Migjeni, Lasgush Poradeci e shkrimtarin Fatos Kongoli. /Zëri
Comments are closed.