Take a fresh look at your lifestyle.

Dritat e Sahat Kullës do të ndizen nesër në kryeqytet

Të hënën, në kryeqytet do të ndizen dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se kjo ngjarje do të fillojë nga ora 19:00.

“Për disa muaj me radhë, Sahat Kulla i është nënshtruar disa ndërhyrjeve të jashtme dhe të brendshme për të parë më në fund rilindjen e saj. Restaurimi i këtij objekti historik është realizuar në bashkëpunim me Unionin Evropian dhe UNDP Kosovë e tashmë është gati të presë të gjithë vizitorët e interesuar pasi të gjitha punimet kanë përfunduar”, thuhet në njoftim.

Sahat Kulla, ruan shumë vlera të trashëgimisë dhe histori shumë dekadash, por për një kohë të gjatë i është dashur funksionalizimi për t’u shndërruar në një nga pikat qendrore turistike, të pjesës së vjetër të Prishtinës.

Comments are closed.