Take a fresh look at your lifestyle.

Ka qenë periudhë e vështirë

Siç tanimë e dini, Bora Zemani, ishte e ftuara e puntatës së parë të sezonit të ri të emisionit “Më lër të flas”.

Ajo është shfaqur përballë binjakëve, Donaldit dhe Romes, ndërkohë që ka folur për jetën profesionale dhe private, e po ashtu edhe për hyrjen në Big Brother VIP.

Zeshkania theksoi se hyrjen në BBV nuk e kishte planifikuar, por u shfaq për ta befasuar miken e ngushtë, Semi Jaupajn, e më pas u takua edhe me moderatorin nga Vlora.

Ajo në një mënyrë u shpreh e penduar për takimin me Donaldin, pas ndodhive të tjera që rrodhën, përfshirë këtu historinë e tij me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Ish-ylli i “Përputhen” tutje shtoi se ka qenë një periudhë e vështirë, të cilën e kaloi me ndihmën e njerëzve të afërm.

“Një vit që u shoqërua me lajme, me histori me gjithçka, ka qenë një histori që njerëzit u afeksionuan shumë në fakt dhe unë jam nga ana tjetër një tip që nuk i dua kaq shumë publike historitë e mia kur janë personale, megjithatë ndodhi ajo situata dhe gjithçka u ekzagjerua shumë më tepër”, tha Zemani.

Ka pasur periudha që kanë qenë të bukura, ka pasur edhe periudha që kanë qenë të vështira, por jam munduar t’i kaloj kam qenë në sytë e publikut gjatë gjithë kohës Fatmirësisht kam pasur afër vetes njerëz shumë të mirë që janë kujdesur për mua, i kam pasur forcë ndonjëherë edhe kur të kesh situata të vështira, e rëndësishme është të ecësh përpara”, përfundoi ajo.

Donaldi dhe Bora tani po vazhdojnë të jenë në çdo paraqitje përkrah njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Comments are closed.