Take a fresh look at your lifestyle.

Manifestim fetar në Graçanicë, nesër bllokohet magjistralja Prishtinë-Gjilan – Lajmet e fundit



Manifestim fetar në Graçanicë, nesër bllokohet magjistralja Prishtinë-Gjilan




Magjistralja Prishtinë – Gjilan, nesër do të jetë e bllokuar për 45 minuta, ka njoftuar Policia e Kosovës.


Bllokimi i magjistrales do të bëhet për shkak të një manifestimi fetar në Graçanicë dhe kjo është bërë me vendim të Komunës së Graçanicës.


“Për shkak të një manifestimi (fetar), në Graçanicë, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, nesër do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke filluar nga ora 09:30 deri në përfundim të manifestimit i cili është paraparë të zgjasë 45 minuta. Ndalimi i qarkullimit do të bëhet me vendim të Komunës, për krijimin e hapsirës për mbarvajtje të manifestimit”, thuhet në njoftim.


Policia ka kërkuar nga të gjithë shfrytëzuesit e kësaj magjistraleje që të shfrytëzojnë rrugët alternative brenda kohës së kufizimeve, ashtu që të tejkalohen vështirësitë dhe të ketë rrjedhë normale të zhvillimit të komunikacionit. /Zëri


Comments are closed.