Take a fresh look at your lifestyle.

Përballë Donald Veshajt dhe Bora Zemanit në formatin e kërcimit? Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë

Ideja që Beatrix Ramosaj dhe Ilir Shaqiri do të viheshin përballë Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në dy emisione të ndryshme kërcimi bëri bujë të madhe në media, mirëpo, teksa të gjithë prisnin që emri i këngëtares të ishte ndër konkurentët e “Dance with Me” nuk ndodhi kështu.

Gjatë mbrëmjes së djeshme (19 shtator) u zhvillua nata e parë e emisionit të kërcimit në Klan, ku u la të kuptohej se mbase në vazhdim Trixa do të merrte pjesë, por tani nuk ka më dysime.

Ish-konkurentja e Big Brother Vip së fundmi ka ndarë një Instastory, ku sqaron që do të jetë aktive për fansat por jo në atë format.

“Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni të shprehni dëshirën çdo ditë për të më shikuar në emisione televizive, por ne do të shihemi në forma tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mija. Ju dua! Beatrix,”-shkruan Ramosaj.

Comments are closed.