24 nëntori është shumë speciale për Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin, në këtë datë vitin e kaluar ata u bënë prindër për herë të parë dhe sot Marget ka mbushur një vit jetë.
E në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar një urim publik nga Getoari, i cili ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të bijën dhe na emocionoi të gjithëve.
‘’Jeta e Babes, kur erdhe ne jete ti, une u linda per se dyti.
Tani kur shoh buzëqeshjen tende engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jete, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me te gjitha pengesat qe vijnë e shkojne gjate rruges.
Babi do jete gjithmonë ketu per ty bija ime!
Gezuar ditelindjen e pac jete te gjate e te lumtun Engjelli im!’’, ka shkruar Geti sipër një foto të ëmbël me Marget.
Comments are closed.