Take a fresh look at your lifestyle.

Mbaj barkun me dorë nga të qeshurat kur këndojnë

Redon Makashi ka folur në një intervistë për prurjet e reja që i shtohen tregut muzikor shqiptar.

Këngëtari i njohur tha se këngëtarët e rinj e kanë shumë të lehtë të bëhen të famshëm, por shtoi se kur i dëgjon duke kënduar live është “për të mbajtur barkun nga të qeshurat”.

“Në aktivitetet që bëhen për zgjedhjen e zërave të rinj ka elementë shumë të mirë, një pjesë nuk ka lidhje me muzikën, ata investojnë më shumë dhe bëhen të dëgjuar.

Kur këta që dinë të këndojnë u mungon kompozitori që bën këngë për ta pasi nuk mund të këndosh gjithmonë covera.

Edhe kompozitorët kanë ngërç sepse i janë futur tregut për të mbajtur studiot e tyre dhe bëhet ky kompromis në heshtje, ndoshta nuk duan ta bëjnë por tregu kërkon këtë “upsi dupsi, e të fitojmë ndonjë lekë’.

Do punë që të bësh një këngë të bukur, është si bima që duhet ujitur për t’u rritur, dhe bëjnë gjënë më të shpejtë.

Puna e këngës është gjëja më e thjeshtë për t’u bërë i njohur.

Nëse nuk nuk di të këndosh, po e bëre me kompjuter, bëhesh i famshëm, sepse transmetohesh më shpesh në televizione dhe blen klikime.

Nëse këndojnë live mban barkun me dorë duke qeshur.”, tha ai.

Comments are closed.