Take a fresh look at your lifestyle.

Mes ironizimeve dhe ftohjes së marrëdhënieve, Monika Lubonja surprizon me veprimin e fundit për Arjola Demirin (VIDEO)

Dikur Monika Lubonja, Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri ishin të pandarë në ‘Big Brother VIP’.

Mirëpo, gjërat morën një kthesë tjetër dhe papritur balerini ndryshoi raportet me Monikën, pas përfundimit të spektaklit marrëdhënia u kris edhe mes Monikës dhe Arjolës madje, të tre tani ironizohen në rrjetet sociale.

Por, kur të gjithë flasin për prishjen e raportit të tyre, Monika i ka surprizuar të gjithë me veprimin e saj të fundit, ajo ka uruar publikisht Arjolën për ditëlindje në rrjetet sociale.

“U bëfsh 100 vjeç Arjola, me një zemër të pastër si gjithmonë të uroj gjithë të mirat, suksese kudo! Të puth dhe sa më bukur kalofsh sot!”-thoshte Monika në një video në postuar në Instagram duke etiketuar edhe Arjolën derisa kjo e fundit e ka ripostuar videon pa asnjë koment.

Kjo vjen disa javë pasi aktorja iu përgjigj ironizimeve të Arjolës dhe Ilirit në rrjetet sociale duke postuar një video ku shkruante disa vargje të poezisë ‘Bota plot me njerëz bosh’ të Dritëro Agollit:

“Njerëz plot nëpër dyqane, njerëz plot në çdo qosh Njerëz plot nëpër urbane, bota plot me njerëz bosh” në këtë mënyrë ajo ka ironizuar dy ish-miqtë duke iu kundërpërgjigjur për postimet e para disa ditëve./Panorama/

Comments are closed.