Take a fresh look at your lifestyle.

Nagavci: SBASHK-u po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, ftojë mësimdhënësit t’u kthehen shkollave nga nesër – Lajmet e fundit



Nagavci: SBASHK-u po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, ftojë mësimdhënësit t’u kthehen shkollave nga nesërFoto: Laura Hasani




MInistrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur pas refuzimit që sipas saj SBASHK-u i ka bërë propozimit të Avokatit të Popullit, si ndërmjetësues mes sindikatave dhe Qeverisë.


NAgavci ka thënë se Qeveria ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë dialogu me sindikatat dhe të fillojë procesi mësimor, por duket se kjo është refuzuar nga SBASHK-u, transmeton Zeri.info.


“Ndërkohë, sot kemi pranuar një letër nga Avokati i Popullit, zt, Naim Qelaj të cilën e kemi shqyrtuar dhe menjëherë i kemi kthyer përgjigje duke adresuar propozimet e tij.


Si Qeveri kemi pritur që të ketë gatishmëri edhe nga SBASHK-u dhe të vazhdojmë dialogun social e të fillojë mësimi. Por, përmes mediave kemi parë tashmë që Sindikata ka dalë me qendrim se greva vazhdon”, ka shkruar Nagavci.


Sipas saj, me refuzimet që po i bën SBASHK-u, po dëshmon se greva është shëndërriar në objektiv dhe ka humbur çdo kuptim.


Ajo ka ftuar mësimdhënësit që nga nesër t’u rikthehen procesit mësimor.


“Fatkeqësisht, Sindikata e Arsimit përveçse po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, ka dështuar dhe refuzuar edhe rolin ndërmjetësues të Presidentes e tash së fundi edhe të Avokatit të Popullit”


“SBASHK-u tanimë po e dëshmon se grevën nga një instrument e ka shndërruar në objektiv në vete. Si e tillë, greva e ka humbur çdo kuptim andaj, si ministre e Arsimit ftoj mësimdhënësit anembanë Kosovës që, nga nesër t’u kthehen shkollave”, ka shkruar ministrja e Arsimit. /Zëri


Comments are closed.