Take a fresh look at your lifestyle.

Ngjarjet e datës 28 dhjetor

Kuvendi Komunal në Rahovec mban mbledhjen e njëmbëdhjetë.( Kuvendi Komunal ora 10:00)

Grupi Parlamentar i AAK-së, mban konferencë për media. ( Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 11:00).

Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, mban takimin e fundit për këtë vit. ( Zyra e KKAFZHK-së, ora 13:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mban konferencë për media. ( Ministria e Drejtësisë, ora 13:30)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban konferencë për media, ku do të shpalosen të dhënat për performancën e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2022. (Zyrat e KDI-së, Rr. “Bajram Kelmendi”, ora 14:00)

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mban konferencën përmbyllëse për media.( Kompleksi “Ramiz Sadiku”, ora 14:30)

Comments are closed.