Take a fresh look at your lifestyle.

Olti Curri, opinionisti zyrtar i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova” – Lajmet e fundit



Olti Curri, opinionisti zyrtar i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”




Numërimi prapa ka filluar dhe vjeshta e këtij viti pranë jush do të sjellë një nga formatet më gjigante të televizionit “Big Brother VIP Kosova”, projekti i parë dhe i vetëm i këtij lloji në vend.


Pak e nga pak, ekipi i këtij mega produksioni po shpalosin surprizat për publikun.


Së fundmi u zbulua një nga befasitë e Vëllait të Madh! Ky format sjell risi një dyshe televizive në prezantim. Krah Alaudin Hamitit, është konfirmuar prezantuesja dhe aktorja Jonida Vokshi.


Tashmë është momenti që të shuajmë një tjetër kurreshtje, shumë të madhe! Atë të opinionistit zyrtar të edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.


Klan Kosova njofton ekskluzivisht se një nga karriget e panelit të opinionistëve është e rezervuar për një prej personazheve më të komentuara televizive, i njohur për perceptimet e tij unike dhe komentet pikante rreth botës rozë.


Bëhet fjalë për tekstshkruesin e blogerin e famshëm nga Shqipëria, Olti Currin – i cili, në këtë edicion të parë të “Big Brother VIP Kosova”, mbi supe do të mbajë një pozitë me shumë peshë, siç është ajo e opinionistit të këtij formati televiziv.


Kjo zgjedhje vjen e natyrshme për një prej personazheve televiziv më me eksperiencë në mediat shqipfolëse. Curri, pritet që përgjatë netëve “prime”, të analizojë dhe komentojë situatat që do të ndodhin brenda shtëpisë më të famshme në vend, sigurisht siç di vetëm ai që siç thotë edhe vetë, “nuk flet kot”!


Kjo është vetëm një nga surpriza e radhës të “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa edhe shumë të tjera pritet të bëhen publike ditëve në vijim.


Rrugëtimi i formatit të shumëpritur nisë në muajin tetor dhe në ekranet tuaja do të transmetohet përmes ArtMotion dhe Klan Kosova.


Comments are closed.