Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një konference për media që u mbajt nga zëdhënësja e Prokurorisë Laureta Ulaj, ka dhënë detaje në lidhje me rastin e 11-vjeçares, e cila dyshohet se është viktimë e dhunimit dhe trafikimit.
Ulaj në mënyrë kronologjike ka dhënë detaje në lidhje me rastin, i cili kishte nisur nga 21 qershori e që po vazhdon edhe sot, transmeton Zeri.info.
Veprimet në mënyrë kronologjike që janë marrë nga qershori:
21 qershor 2022 – E mitura del nga shtëpia rreth orës 08:00, nëna e raporton të zhdukur. Prokuroria nis hetimet bashkë me Policinë.
22 qershor – Në orën 08:20 në Stacionin Policor të Veriut është gjetur e mitura dhe menjëherë është intervistuar në prezencë të punëtorit social dhe është dërguar në strehimore.
22 qershor – Njoftohet prokurori i Departamentit për të Mitur dhe kanë paraqitur kërkesë për ekzaminim fiziogjenekologjik. Pas intervistimit e mitura është dërguar në strehimore.
23 qershor – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur urdhëresë për ekzaminimin e ADN-së në trupin e viktimës. Paraqitet kërkesë për ekzaminimin e telefonit të viktimës.
24 qershor – Prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për sekuestrim të telefonit të së dëmtuarës dhe në të njëjtën ditë Gjykata ka vendosur që kërkesa e prokurorit të aprovohet. Prokurori i Shtetit merr vendim që të bëhet ekzaminimi i telefonit të së dëmtuarës.
27 qershor – Është bërë kërkesë për tërheqjen e pamjeve nga motelet ku supozohet të ketë qenë viktima.
7 korrik – Prokurori i rastit e ka dëgjuar dëshminë e viktimës në prezencë të punëtorit për punë sociale dhe psikologes.
21 korrik – Me kërkesë të familjes, viktima është liruar nga strehimorja, të njëjtit kanë deklaruar se do të marrin përgjegjësi mbi vajzën e tyre.
1 shtator – Prokurori ka marrë raportin nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë në lidhje me ekzaminim e telefonit të së dëmtuarës dhe pas ekzaminimit është arritur të identifikohen dhe të gjejnë personat që kanë qenë të përfshirë në rastin e muajit qershor. Janë arrestuar 6 persona nën dyshimin për dhunim, trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit. /Zëri
Comments are closed.