Semi Jaupaj ka qenë një nga këngëtaret që është ngjitur në skenë mbrëmjen e djeshme në sheshin ‘Skënderbej’, ku u mbajt koncerti i Rita Orës.
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” shoqërohej nga Bora Zemani teksa ka performuar disa nga këngët e saj më të dëgjuara. E duket se ka qenë një mbrëmje emocionale për të.
Semi nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë performancës së saj dhe ndërsa po këndonte ‘Jetike’ ajo eshte perlotur.
Si duket fakti që publiku ka kënduar me të dhe e ka pritur mirë e kanë prekur artisten./panorama
The post Semi Jaupaj nuk përmbahet! Çfarë e përloti në mes të performancës? appeared first on InfoKosova.
Comments are closed.